Në konferencën e kësaj të premteje me gazetarët në selinë blu, kreu i PD-së Sali Berisha, u pyet ndër të tjera edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Pyetje: Në shtator PD do të nis procesi i primareve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Do nisë pas një marrëveshje me aleatët tuaj?
Berisha: Koalicion do ketë, koalicioni do përcaktojë rregullat e tij, por çfarë do të jetë në këtë koalicion për PD, ato të gjitha do të zgjidhen me primare, ne nuk heqim dorë nga primaret. I konsiderojmë si risinë e 2 më të madhe pas vendosjes së pluralizimit në Shqipëri. Forma më e vërtetë brenda një partie.