Shiatsu është një nga masazhet më të thjeshta që mund t’i bëni vetes dhe mund të sjellë përfitime të mëdha për shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme. Efektet besohet të jenë parandaluese dhe përmirësuese.
Lëkura nën sy është shumë e hollë, që do të thotë se është më e lehtë që ajo të plaket më shpejt se pjesa tjetër e lëkurës. Ajo që duhet të bëni është të vendosni gishtin tregues, të mesit dhe të unazës në tri pikat si më poshtë në foto dhe të masazhoni lëkurën.
Metoda shiatsu shërben edhe për sytë e fryrë. Ajo që duhet të bëjmë është të vendosim gishtat tregues në cepat e brendshëm të syve. Nga aty, ne duhet të bëjmë lëvizje, duke ndjekur konturin, siç tregohet në foto, derisa të arrijmë në cepat e jashtëm të syve tanë.