Në pritje të “Sunny Hill Festival” në Tiranë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po kalon disa ditë pushime në bregdetin e jugut dhe duket se po kënaqet shumë.
Natën e djeshme, ajo ka kaluar një darkë perfekte vere nën shoqërinë e familjes dhe miqve.
Nga darka e djeshme, Dua ka postuar në InstaStory disa video duke kënduar këngë të vjetra shqiptare me familjarët e saj si “E dehur jam” të Nexhmije Pagarushës apo “Shkel” të Armend Rexhepagiçit. Në një video ajo bën edhe “Gëzuar!” në shqip.