Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Madrit Ulqinakut jo rastësisht, Policia ngre dyshime për lidhjen mes viktimës dhe autorëve në pazaret e drogës

11:55 / August 20, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eiden dino
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit i është drejtuar gjykatës së qytetit me kërkesën për caktimin e masës së “arrestit në burg” ndaj të riut, Eiden Dimo, i cili ka qënë në shoqërinë e autorit të krimit Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi.

Kjo masë sigurimi, ka ardhur pas dyshimeve të forta të ngritura nga grupi i hetimit, se vrasja e Madrid Ulqinakut, mbrëmjen e 17 gushtit 2022,  ka qënë e menduar mirë dhe jo e ndodhur aty për aty.

Megjithëse ngjarja ka nuancat e një konflikti të çastit, sërisht grupi hetimit ka ngritur dyshime të forta se krimi mund të jetë kryer me paramendim.

Kjo pasi Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, janë proceduar nga policia e Elbasanit për “vjedhje”, “Mbajtje pa leje të armëve” dhe “Shpërndarje të lëndëve narkotike”.

I proceduar për “Shpërndarje të lëndëve narkotike”, ka qënë dhe viktima Madrid Ulqinaku, i cili ka pasur njohje me tre personat përfshirë në këtë konflikt.

Dyshimet janë se prishja e ndonjë pazari droge në kohët e kaluara, mund të ketë sjellë këtë përplasje, ndaj dhe Horgito Peqini dhe Klaudjan Sallufi, vendosën të ekzekutojnë të njohurin e tyre, Ulqinaku, raporton Ora News.

Sallufi dhe Peqini, tashmë janë shpallur në kërkim, ndërsa shoku i tyre Eiden Dimo, është arrestuar nga policia dhe sot në orën 13:00 pritet të dali para gjykatës së Elbasanit për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Të gjitha këto dyshime për një vrasje të paramenduar, janë shtuar edhe nga dëshmia e dhënë në polici e të arrestuarit Eiden Dimo, i cili ka treguar se pasi kishte përfunduar kursin e patentës, kishte shkuar në banesën e vëllait të Horgitos.

Aty ka gjetur Horgiton dhe Klaudjan Sallufin, të cilët kanë pirë birra dhe kokainë. Më pas Sallufi, i ka thënë Eiden Dimos, cilën armë do zgjidhte për të dalë në qytet, thikën apo pistoletën.

Dhe Dimo ka marrë thikën, ndërsa armën e zjarrit tip pistoletë “TT”, e ka marë pikërisht Horgito Peqini, nipi i Eduart Peqinit që njihet si “Mandela i Elbasanit” dhe aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Peqinit.

Të tre të rinjtë kanë dalë në qytet të armatosur. Duket si për të gjetur dikë dhe për të nxitur një konflikt. Pikërisht konflikti ka lindur me Klaudjan Sallufin dhe Madrid Ulqinakun, ku Sallufi e i është drejtuar me fjalët: “…m’bane pis, më pengove…”.

Dhe pas këtij momenti palët janë konfliktuar fizikisht, ndërsa Horgito Peqini, ka nxjerë nga çanta armën dhe ka qëlluar në drejtim të Ulqinakut, duke e lënë të vdekur në vend.

Eiden Dimo Horgito Peqini Klaudjan Sallufi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026

Rama dënon gjuhën e urrejtjes në rrjetet sociale, ndan mesazhin e zyrtarit amerikan: Nëse politika ka nevojë për gënjeshtra që të marrë frymë, ajo meriton të mbytet!

15:39 / September 7, 2026

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.