Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Greqia kalon krizë, ‘çlirohet’ nga monitorimi i BE. Mitsotakis: Ditë historike!

11:59 / August 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakiq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas 12 vitesh Greqia çlirohet nga monitorimi i BE pasi financat në vend janë stabilizuar. Shteti fqinj ka dalë nga e ashtuquajtura kornizë “e mbikëqyrjes së shtuar” të Bashkimit Europian që do të thotë se gjatë gjithë kësaj kohe zhvillimet dhe politikat ekonomike të vendit janë monitoruar nga blloku, përmes kësaj kornize, që nga viti 2018, pasi Athina doli nga tri paketat ndërkombëtare të shpëtimit. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis dha mesazhin e tij për  këtë ditë historike siç ai e quajti ai për vendin dhe qytetarët.

“20 gushti 2022 është një ditë historike për Greqinë dhe për të gjithë grekët. Vendi ynë po del nga korniza e mbikëqyrjes së shtuar të BE-së.Vendi tani mund të shikojë përpara  drejt një horizonti të ri dhe  të pastër.

Ai tha se një numër “plagësh” që ishin hapur në shoqëri gjatë 12 viteve të mbikëqyrjes tani i përkasin të kaluarës.

“Zhvillimi i sotëm shënon fundin e Memorandumeve dhe gjithë asaj që u imponua në emër të tyre: taksa të paqëndrueshme dhe shkurtime të pagave dhe pensioneve. Kontrollet bankare dhe hipotekimi i pronës publike. Degradimi i mbrojtjes kombëtare, arsimit publik dhe shëndetësisë. Por edhe margjinalizim i pozicionit të Greqisë në Evropë dhe në botë. E gjithë kjo, për fat të mirë, i përket së shkuarës”.

Mitsotakis nuk ngurroi edhe të thumbonte kundërshtarët e tij politikë.

“Katër vjet demagogji pasuan, e cila i kushtoi kombit tonë 100 miliardë euro dhe e shtyu vendin drejt greminës. U deshën beteja të vështira kundër populizmit për ta mbajtur vendin në një trajektore evropiane.”

mitsotakis tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Presidenti iranian: Jemi në një luftë në shkallë të plotë, ekonomia është kthyer në fushëbetejë

12:27 / July 21, 2026

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.