Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhorxhia Meloni, kush është drejtuesja që mund të udhëheqë Italinë pas 25 shtatorit

13:37 / August 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1660990859xmelo 149
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rënia e qeverisë së drejtuar nga teknokrati Mario Dragi shënon fundin e legjislaturës aktuale parlamentare në Itali. Italianët do të shkojnë në kutitë e votimit më 25 shtator për të zgjedhur pushtetarët e tyre të rinj. Favoritja kryesore për t’u betuar si kryeministre është Xhorxhia Meloni, drejtuese e partisë së djathtë Fratelli D’Italia (Vëllezërit e Italisë).

Nëse ndodh, Meloni, 45 vjeçe, do të ishte gruaja e parë që do të mbante këtë post, dhe e para grua kryeministre e krahut të djathtë në historinë e Republikës që lindi nga hiri i regjimit fashist në vitin 1945. Megjithëse e djathta italiane ndërpreu lidhjet e saj me lëvizjet post-fashiste në fillim të viteve 1990 dhe shumë nga anëtarët e saj të shquar kanë shërbyer si ministra në qeveritë e ndryshme të Silvio Berluskonit, qendra e majtë është e shqetësuar nga perspektiva e një kryeministri të krahut të djathtë.

Të gjitha sondazhet tregojnë se koalicioni i qendrës së djathtë, që përfshin Melonin, ish-kryeministrin Silvio Berluskoni dhe Mateo Salvinin e Lega-s, janë në rrugën e duhur për të fituar një shumicë të përgjithshme në të dyja dhomat e Parlamentit italian.

Si Presidente e Partisë së Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë (ECR) në Parlamentin Europian, Meloni ka përsëritur se pozita e Italisë në Europë nuk do të ndryshonte edhe nëse ajo do të formojë një koalicion qeverisës të qendrës së djathtë.

Edhe pse ka qenë ministre në qeverinë e Berluskonit të vitit 2008, Meloni shihet si një frymë e freskët, pa komplekset e së shkuarës dhe e gatshme ta çojë vendin përpara.

Shumë italianë e kanë identifikuar atë si shpresën e fundit për të rikthyer krenarinë kombëtare, dhe për të zhbllokuar një sistem që ndodhet në prag të kolapsit.  

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas 36 vitesh, Hungaria hap dosjet e policisë sekrete të komunizmit

22:41 / November 4, 2026

Aksident ajror në Florida, helikopteri rrëzohet në det, një viktimë dhe dy të plagosur

22:01 / November 4, 2026

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.