Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka postuar së fundmi një foto duke pedaluar me biçikletë, ndërsa shkruan: “Pedalojmë drejt kohërave premtuese që kemi përpara!”.
Ish-presidenti shihet duke i dhënë biçikletës në një shëtitore shumë pranë detit.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Meta njoftoi se do të rikthehet sërish kampi veror i Jalës.
