Sulmi ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e armëve në Gramsh ka mbushur faqet kryesore të mediave ndërkombëtare, duke filluar nga “The Guardian”, “Daily Mail”, Agjencia e lajmeve ‘Reuters’, ‘Sky News’ e deri tek ‘DW’.
Me kryetitullin ‘Spiunët e Kremlinit arrestohen pasi sulmojnë me spaj kimik ushtarakët e Shqipërisë, një vendi anëtar të NATO-s’, ‘Daily Mail’ e ka paraqitur ngjarjen e kësaj të shtune në Shqipëri, si një tregues të qartë të tensionit në rritje mes NATO-s dhe Rusisë, fill pas vrasjes me tritol të Darya Dugina, vajza e aleatit të ngushtë të Vladimir Putin.
“The Guardian” i ka kushtuar një artikull të veçantë ngjarjes në Uzinën e armëve në Gramsh me kryetitull “Dy rusë dhe një ukrainas arrestohen pas bastisjes së dyshuar të spiunazhit në fabrikën shqiptare të armëve”. Në artikull nënvizohet edhe numri i lartë i turistëve rusë dhe ukrainas që i drejtohen shqipërisë gjatë pushimeve verore.
Lajmi ka bërë bujë edhe në median ruse “The Moscow Times”, e cila i referohet deklaratave të ministrisë së mbrojtjes shqiptare, dhe të kryeministrit Edi Rama, kur thotë se shtetasit rusë dhe ukrainas dyshohen për spiunazh në shëbimet sekrete ruse.
