Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bombardimet ruse godasin një zonë të banuar pranë centralit bërthamor

16:02 / August 21, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 49
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Të dielën, më 20 gusht, bombardimet ruse goditën një zonë banimi në rajonin jugor të Mykolaivit, duke plagosur 12 civilë, përfshirë katër fëmijë.

Një ndërtesë apartamentesh pesëkatëshe dhe shtëpi private në qytetin e Voznesenskut u dëmtuan rëndë nga bombardimet që shembën ballkone dhe shpërthyen dritaret, sipas guvernatorit rajonit të Detit të Zi, Vitaliy Kim.

Voznesensku ndodhet rreth 30 kilometra larg centralit bërthamor të Pivdennoukrainsk, i dyti më i madh në Ukrainë. Nuk ka raportime për dëmtime të centralit bërthamor.

Kompania shtetërore Energoatom, e cila menaxhon të katër gjeneratorët e energjisë bërthamore të Ukrainës, e përshkroi sulmin në Voznesensk si “një akt tjetër të terrorizmit bërthamor rus”.

“Është e mundur që kjo raketë të jetë drejtuar posaçërisht në centralin bërthamor të Pivdennoukrainsk, të cilin ushtria ruse u përpoq ta rimarrë në fillim të marsit”, bëri të ditur Energoatom në një deklaratë, shkruan REL.

Zyrtarët rusë nuk iu përgjigjën menjëherë akuzave.

Ukraina u ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare që të detyrojnë forcat ruse të largohen nga një tjetër central bërthamor, atë të Zaporizhyas, i cili është nën kontrollin rus pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim të thellë për rrezikun e katastrofës në impiantin e Zaporizhyas mes raportimeve për luftime në afërsi të centralit gjatë ditëve të fundit. Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për bombardimin e impiantit

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kanë punë, por jo shtëpi: Kriza e banesave në Holandë krijon një kategori të re të pastrehësh

17:43 / July 22, 2026

Shtrenjtohet nafta në bursa/ Rritet me 4 përqind, arrin në 94 dollarë për fuçi

15:07 / July 22, 2026

“Stuhitë rikthehen të premten”, specialistja e IGJEUM: Shtrëngata dhe shkarkesa elektrike në të gjithë vendin

14:21 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.