Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamjet nga projekti “Vala Park” në Durrës, për të cilën shkruan se do të jetë një park i madh urban për fëmijë dhe të rritur.
“MIRËMËNGJES dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjese e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “DUA TË LUAJ”, ju uroj një javë të mbarë”,-shkruan Rama në facebook.
