Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë me gazetarët, thotë se më 1 shtator do të padisë Autoritetin e Sigurimit të Dosjeve, për shkelje të ligjit. “Më 1 shtator do të padis penalisht Autoritetin e Manipulimit të Dosjeve për shkelje flagrante të ligjit organik të dosjeve te sigurimit të shtetit. Për falsifikime të qëllimshme të qytetarit. Për manipulim për qëllim shantazhi dhe nxjerrje të sekretit shtetëror. Unë jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së qytetarit F.T. nuk ekziston asnjë dosje për Ilir Rexhep Metajn”.
Postime te ngjashme
Add A Comment
