Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Rama i përgjigjet Safet Gjicit: Mjaft u viktimizove

15:28 / March 31, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
olsi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, nuk ka qenë në stadium në ndeshjen me Kukësin, pasi ndodhet pranë familjes në Amerikë. Gjithsesi, ai u tregua i gatshëm që përmes “Panorama Sport” t’i kthente një përgjigje të gjatë presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili një ditë më parë, në intervistën e tij për gazetën, hodhi një lumë akuzash ndaj Partizanit.

Drejtori Rama ia ka numëruar të gjitha presidentit të Kukësit, ku në fund i kujton se duhet të fitojë më i miri dhe pa viktimizime apo cenime të garës. Olsi Rama krenohet me tifozët e kuq, por thotë se i kërkon falje personalisht mikut të tij Gjici për ofendimet karshi në stadiumin “Loro Boriçi”. Ja reagimi i plotë i Olsi Ramës për “Panorama Sport” në lidhje me akuzat e Gjicit.

VIKTIMIZIMI “I kujtoj publikut se në studio, jo në klubin e Partizanit, por në studio u diskutua dhe për një penallti në favorin tonë për ndërhyrjen e Frashërit ndaj Çinarit në pjesën e parë të lojës. Përsëri ne nuk u ankuam, pavarësisht se ndeshja ishte dhe e jona për t’u fituar. Nuk u ankuam, jo se nuk e kemi atë të drejtë, por sepse dëshirojmë të respektojmë garën dhe gjithë aktorët e saj. Nuk u ankuam, sepse Partizani është një realitet i bukur, i cili synon më shumë se sa titulli kampion. Unë jam dhe kam qenë gjithnjë për “fair play” dhe korrektësi. Le të fitojë më i miri, por pa viktimizime joreale dhe pa cenime të garës. Partizani ka qenë, është dhe do jetë shëmbëlltyra e meritokracisë dhe imazhit pozitiv”.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Formacionet zyrtare/ Franca me “artilerinë e rëndë” në sulm, Maroku pa yllin e ekipit nga minuta e parë!

21:18 / July 9, 2026

“Bëhet shumë zhurmë”/ Norvegjia ndërron hotel para çerekfinales së Botërorit, lojtarët u ankuan

20:18 / July 9, 2026

Botërori 2026/ Akuzat e Egjiptit për favorizim të Argjentinës, Collina: Askush s’ndërhyn te arbitrat, as Infantino

16:21 / July 9, 2026

Sonte rikthehet dueli i Botërorit 2022, Francë-Marok

10:54 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.