Policia Kufitare e Rinasit njofton se gjatë kontrolleve, janë kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare rreth 80 shtetas në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe iu refuzua hyrja në Shqipëri, rreth 500 shtetasve të vendeve të treta, të cilët kanë qenë të dyshuar për qëllimin e udhëtimit.
Të deportuar dhe për këtë vit janë përpunuar mbi 3200 shtetas, të cilët janë prapësuar kryesisht nga Britania e Madhe dhe Franca, si u kapen rreth 10 persona në kërkim që kishin ndryshuar gjeneralitetet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar.
Sakaq mbi 3 milionë pasagjerë numërohen në pikun e sezonit turistik në Shqipëri. Kjo shifër është 50 përqind më lartë se sa vitit 2019, kohë kur bota nuk kërcënohej nga pandemia e Covid.
