NASA ka publikuar dy foto të reja të marra nga teleskopi hapësinor James Webb (JWST) që kapin aurorat mahnitëse që shkëlqejnë rreth poleve veriore dhe jugore të Jupiterit që shkaktohen nga luhatjet në fushën magnetike të planetit.
Ndërsa Jupiteri rrotullohet, ai tërheq fushën e tij magnetike që bombardohet nga grimcat e erës diellore – ky është një proces i ngjashëm me mënyrën se si erërat diellore krijojnë aurorat e mrekullueshme në Tokë.
Së bashku me polet e ndezura, imazhet tregojnë detaje të pabesueshme të atmosferës së turbullt, unaza rreth planetit dhe disa nga 79 hënat e Jupiterit mund të shihen të ndezura rreth planetit gjigant.


