DJ PM, i cili u bë edhe më shumë i njohur për publiku me pjesëmarrjen e tij në “Big Brother Vip”, ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ku pyetjet kryesisht lidheshin me blogeren Sarah Berisha dhe romancën mes tyre.
Një ndjekës e pyet ish-banorin se përse nuk publikon foto me blogeren.
“Përse nuk nxjerr foto me Sarën për t’i treguar botës sa e do”, shkroi ndjekësi, ndërsa Pajtimi nuk ka nguruar të japë një përgjigje.
“E din ajo se unë e dua pa foto fare, kështu që nuk ka nevojë për të publikuar foto që t’i tregoj sa e dua sepse ajo e din sa e dua unë”.