Ekipi i Delvinës, ka inauguruar ditën e sotme, fushën e rikonstruktuar të futbollit, në ndeshjen që zhvillon ndaj Përmetit, e vlefshme për javën e 19-të të grupit B në Kategorinë e Dytë.
Në fushën sportive “Panajot Pano”, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe kryeri i bashkisë, Rigels Balili.
Interesante në këtë inaugurim, ishte edhe kënga që grupi polifonik “Djemtë e Delvinës”, kishte krijuar për të përshëndetur federatën e në veçanti Dukën, për këtë fushë të re, ndërkohë që pas tyre zhvillohej ndeshja.
