Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Edi Rama: Luiza Gega i dha Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Gjermania këtë herë doli e dyta

11:57 / August 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 77
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e nderimit të Luiza Gegës, e shpallur pak ditë më parë si Kampione e Europës në atletikë, tha se Gega i dha Shqipërisë letra të reja fisnikërie. Po ashtu me ironi, kreu i qeverisë tha se nuk ndodh shpesh që të mundet Gjermania, por që sipas tij, sot në këtë sallë ajo është e dyta pas Shqipërisë.

“E dashur Luiza, kampione e Europës. Është krenari dhe një privilegj i veçantë që të kemi këtu mes nesh, këtu u thanë shumë fjalë por prapë kjo arritje të lë pa fjalë por të pakten me të gjithë ceremonialin që ofron shteti.

Më vjen mirë që sot unë të prezantohesha me ambasadoren e BE-së në Shqipëri për të kremtuar festimet e një kampioneje shqiptare që mundi një gjermane. Nuk ndodh shpesh që të mundet Gjermania, por sot në këtë sallë ajo është e dyta pas Shqipërisë. Kur vjen fjala tek gara dhe tek adrenalina që ajo prodhon për kombet, shteti ka kohë që e ka pranuar se e ka humbur rivalitetin me sportin. Për ato 10 minuta vrapimi të Luizës që tashmë i përkasin historisë, tashmë janë hapa gjaku, sfilitje, djerse. Luiza i ka dhënë sportit dhe Shqipërisë letra të reja fisnikërie.

Kur mendojmë se çfarë I dhuroi Luiza Shqipërisë, është imazhi i një Shqipërie që ia del me kokën lart mes gjithë të tjerve. Luiza është një pararendëse, parakumtuese, nuk e ekzagjeroj aspak sepse historia e atletikës ka treguar se është që në kohën e zotave është vrapuar. Çdo hap më i shpejtë i një atleti është i parakumtë i një hapi tjetër të shpejtë në mbarë njerëzimin”,-tha Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama, opsioni i vetëm si Kryeministër? Sekretari i Përgjithshëm i PS: E vendosim ne liderin tonë, ai do fitojë dhe dy zgjedhjet e tjera

22:40 / October 19, 2026

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.