Ledjon Brakaj u arrestua një javë më parë nga autoritet malteze pwr llogari tw autoriteteve greke pasi akuzohet se në vitin 2018 dogji gjyshe dhe nip për t’ju grabitur 780 mijë euro.
Pas arrestimit avokatët e Brakajt kundërshtuan duke thënë se klienti i tyre nuk është ai që kërkon shteti grek.
Për të mos patur aludime të tjera, autoritet malteze i morën gjurmët e gishtërinjve Brakajt dhe pas analizave rezultoi se gjurmët e gishtave të Brakajt përputheshin me ato të personit që kreu krimin e tmerrshëm në Greqi.
Brakaj dyshohet se planifikoi dhe realizoi grabitjen që përfundoi me vrasjen e pensionistes që kishte në pronësi një dyqan suveniresh, Irini Marmarino dhe nipit të saj Lambros Protonotarios brenda shtëpisë së të moshuarës në vitin 2015
Sipas dosjes hetimore greke, viktimat u rrahën dhunshëm dhe më pas u dogjën teksa ishin duke marrë ende frymë.
Ndërkohë, gjatë seancës të së martës, avokati mbrojtës Franco Debono tha se Urdhri i Arrestit Evropian ishte “një nga më të paktët në detaje të parë ndonjëherë nga gjykata dhe nuk kishte as edhe referencën më të vogël për prova”.
“Besimi i ndërsjellë midis shteteve duhet të nënkuptojë respekt të ndërsjellë”, argumentoi Debono, duke iu referuar një vendimi të Corte di Cassazione italiane, i cili refuzoi një kërkesë ekstradimi nga autoritetet malteze me arsyetimin se Malta nuk mund të garantonte disa garanci.
“Ndërsa shtetet e tjera duket se interpretojnë kërkesa të tilla për ekstradim në mënyrë strikte, Malta dukej se jep një interpretim të gjerë”, tha avokati tjetër mbrojtës, Marion Camilleri.
