Anita Likmeta, do të kandidojë për një vend në Dhomën e Deputetëve të Parlamentit Italian në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen me 25 shtator 2022. Likmeta është kandidatja e parë shqiptare në Itali. “Është nder dhe privilegj për mua të jem kandidatja e parë italiane, e lindur në Shqipëri, për Parlamentin italian! Rroftë Italia dhe Rroftë Shqipëria!”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

