Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Artan Hoxha tregon telefonatën me Ervis Martinaj: Më tha se u çonte “zarfin” 6 shefave të komisariateve të Tiranës

15:33 / August 24, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Artan Hoxh Ervis Martinaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e një polici të Operacionales gjatë ditës së sotme.

Ai u arrestua me akuzën se kishte mbrojtur Ervis Martinajn duke e lëvizur me makinë teksa SPAK e kërkonte në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.

Hoxha kujton një episod kur sipas tij Ervis Martinaj e ka telefonuar dhe i ka treguar se kishte në listëpagesën e tij për gjashtë shefa komisariatesh të Tiranës.

Sipas Hoxhës, Martinaj në atë kohë ishte pronar i një kompanie të fuqishme bastesh në Shqipëri dhe i përdorte forcat e rendit për mbrojtje.

Statusi i plotë i Artan Hoxhës:

Asgje e re, nga ngjarja ne perendim te Shqiperise..

Sot, beri shume zhurme, arrestimi i nje efektivi te Forces se Posaçme Operacionale, i cili akuzohet se ka sherbyer si truproje apo shofer i “mbretit te lojerave te fatit” ne Shqiperi, Ervis Martinaj…

Per ata qe e kane njohur Martinajn, ky fakt nuk perben asnje çudi.

Sa per ilustrim po sjell nje episod ne vitin 2015, pak kohe pas operacionit me emrin e koduar “Fundi i marrezise”, ku synohej te goditej paligjshmeria ne industrine e lojerave te fatit, por ne fakt ndodhi e kunderta.

Moderatori i News24, me kishte ftuar ne rubriken “Opinion”, qe transmetohej live, çdo pasdite ne oren 17:00.

Gjate bisedes po shpjegoja se si krimi i organizuar korruptonte policine, jo vetem qe ta neutralizonte per te mos e goditur, por edhe per ta kthyer ne nje bashkepunetore ne luften kunder grupeve rivale…

Ne nje moment moderatori me pyet, se deri ne cfare niveli shkonte ky korrupsion dhe si behej pagesa?!

Po te sjell vetem nje detaj,-i thashe.

Tirana, ka 6 shefa komisariatesh. Kam mesuar se 5 prej tyre, marrin nje shperblim fiks prej 2 mije eurosh ne muaj nga nje kompani bastesh, qe kontrollon tregun e lojerave te fatit ne vend dhe ka lidhje te forta me boten e krimit.

Kjo tarife u jepet drejtuesve te komisariateve aforfe, qofte dhe pa bere asnje kontakt ose bashkepunim. Pastaj kush tregohet me fleksibel, e shumefishon pagesen ne varesi te kontributit qe jep.

Kaq mjafton qe ky grup i strukturuar kriminal, jo vetem te mos goditet ne aktivitetin qe kryen, por edhe te ndihmohet duke sulmuar rivalet e tij.

Ne ate moment moderatori me pyet:

Sikur ishin 6 shefa komisariatesh, pse thua qe vetem 5 prej tyre jane ne borderone e kompanise se lojerave te fatit???!!

I gjashti, i thashe, nuk e ka marre akoma emerimin, eshte vetem i komanduar dhe nuk e di nese e kane futur ne listepagese…

Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga mbarimi i emisionit, kur me bie celulari dhe nga ana tjeter e telefonit, me foli nje person, i cili u prezantua si Vis Martinaj.

“E ndoqa me vemendje emisionin tuaj, por ishe pak i pasakte”,-me tha.

I zene ne befasi, pasi e njihja mire kush ishte, cfare perfaqesonte dhe nuk e prisja te me merrte vete ne telefon, i them: ku isha i pasakte?!!

“Degjo-me tha,- edhe ai i gjashti, eshte ne listepagese”….

Prandaj, nese diku, apo dikur, do te gjentet listapagesa qe Vis Martinaj, u ka bere zyrtareve te larte te shtetit, drejtuesve te policise, prokuroreve ose gjyqtareve, nepermjet kompanive te tij te lojerave te fatit, do te habiteshin edhe specialistet me te mire te Ministrise se Financave, se sa rigoroze dhe e sakte ka qene e perpiluar….

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Përplasja në oborrin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, reagon Kisha Ortodokse: Vendet e shenjta nuk janë hapësira konflikti

21:10 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.