Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku inspekton punimet në Unazën e Madhe: Tirana merr frymë lirisht, bonus qiraje për familjet në shtëpi të palegalizuara

16:27 / August 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1661349881xcapturepng 819
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ditën e sotme ka inspektuar punimet në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, segmenti Sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri.

Balluku u shpreh se me anë të një VKM-je qeveria ka vendosur të sigurojë akomodimin edhe për banorët që jetojnë në shtëpi të palegalizuara duke i akomoduar ata fillimisht me një bonus qiraje për tre vite.

“Është një zonë informale na është dashur ta bazojmë zgjidhjen proceduriale me një VKM. Ne tashmë nuk konsiderojmë për zgjidhje vetëm shtëpinë që kanë letra apo janë të legalizuara por edhe banesat e ndërtuara në zona të paligjshme por qytetarët kanë vite që jetojnë. Ne kemi gjetur një zgjidhje duke i akomoduar me një bonus qiraje për tre vite duke mbyllur një cikël për t’i dhënë mundësi Tiranës që të ketë një vepër të rëndësishme si Unaza e Madhe. Kjo është hera e parë që shteti merr akomodimin e personave në shtëpi të palegalizuara. Jo vetëm me bonus qiraje por edhe me shtëpi në pronësi të tyren”, tha Balluku.

Ndërkohë theksoi se sot qyteti merr frymë lirisht duke harruar trafikun që duhet të kaloje për t’u futur në Tiranë.

“Sot qyteti merr frymë lirisht. Dikur duhet të qëndroje mbi dy orë për t’u futur në qytet. Sot e kemi harruar trafikun. Ky është një fakt që nuk e mohon dot askush. Zona e uzinës së autotraktorëve ka marrë zhvillim. Është bërë një punë e mirë nga Bashkia e Kamzës. Ju keni pasur 133 prona”, shtoi ajo.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bizneset në parqe arkeologjike dhe zona historike, rregulla të reja për kafenetë dhe shërbimet turistike

16:39 / November 12, 2026

Buxheti, 10 miliardë euro/ Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet

21:18 / November 10, 2026

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

11:14 / November 10, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.