Dashi-Kjo e enjte do të jetë një ditë pozitive gjatë të cilës do të merrni një sërë përgjigjesh që prisnit, e që ju bëjnë të lumtura. Pasdite do t’ju ndodhë një skenë e keqe.
Demi-Mundohuni që të qëndroni me persona pozitivë dhe të paktën vetëm sot injoroni problemet tuaja, por edhe ato të afërmeve. Në këtë ditë mendoni më shumë për qetësinë tuaj.
Binjakët-Paraditja juaj e kësaj të enjteje nuk do të jetë edhe aq e mirë, por në mbrëmje do t’i dedikoheni plotësisht çlodhjes dhe qëndrimit me partnerin, duke u përkëdhelur e duke e bërë gjithçka të kënaqshme.
Gaforrja-Ka ardhur momenti që të bëni diçka të madhe dhe domethënëse për një person që e doni shumë, por që kohët e fundit po e lini pak pas dore. Përqendrohuni te vetja në mënyrë që t’ju vijë ideja e duhur.
Luani-Mos e interpretoni keq sjelljen e një personi ndaj jush: rreziku do të ishte ai i ndarjes së hapësirave duke çuar në lumë gjithë progresin e bërë deri më tani. Kini durim për t’u përqendruar.
Virgjëresha-Impenjohuni shumë gjatë mëngjesit për të çuar deri në fund një sërë çështjesh të cilat do t’ju lejojnë që ta keni gjithë pasditen të organizuar në mënyrë perfekte. Dëgjojini idetë e personave të dashur.
Peshorja-Mos i nënvlerësoni aftësitë tuaja kur të arrini një kërkesë të lartë të cilën dëshironi ta kapni që në ajër, por që ju tremb. Nuk është e thjeshtë, por entuziazmi do t’ju bëjë mirë.
Akrepi-Mendohuni por jo shumë: pushimi, për të qenë i plotë, duhet të jetë total, ndaj hiqni dorë nga gjithçka të paktën gjatë gjysmës së dytë të ditës. Nëse keni ndërmend të bëni shopping jeni të favorizuar.
Shigjetari-Hiqni nga mendja faktin që të jeni gjithmonë të mirëpranuar dhe rimerrni vendin që ju vetë e keni vënë mënjanë. Kushtojuni vëmendje gjërave të veçanta, sepse do t’ju japin shtysë për të ecur përpara.
Bricjapi-Sot çelësi juaj i lumturisë do të jetë te gjërat të cilat nuk i keni bërë kurrë, nga turpi apo modestia; ka ardhur ora që të harroni për ndonjë orë se kush keni qenë gjithmonë. Do të zbuloni një anë tjetër.
Ujori-Eksplorimi i mundësive të reja po i bënë shumë mirë humorit dhe vetëbesimit tuaj: idetë po rriten njëra pas tjetrës. Vazhdoni kështu, sepse edhe të afërmit e miqtë do t’ju mbështesin.
Peshqit-Kjo nuk do të jetë një ditë shumë e thjeshtë, veçanërisht në pjesën e dytë të ditës prej mërzisë së madhe që do t’ju mbërthejë. Mos u shfryni kundër një personi që do t’ju ndihmojë.
