Pique, futbollisti i Barcelonës, duket se po kalon nga një lidhje serioze në një tjetër po aq serioze.
Një muaj pas njoftimit publik për ndarjen nga Shakira, futbollisti shfaqet me të dashurën e re, 23-vjeçaren Clara Marti. Çifti i ri kanë qenë bashkë në një dasmë familjare në Kodra Brava.
Shakira tha se të dy kishin rënë dakord të ishin të kujdesshëm, e madje kishin firmosur një pakt, se do të prisnin një vit para se të nisnin një lidhje ose së paku, para se ta bënin publike. Por Pique e ka thyer tashmë këtë premtim.
Clara është ende studente dhe punon po ashtu prej muajsh në zyrën e futbollistit pasi kujdeset për organizimin e aktiviteteve ku ai merr pjesë.
