Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Familjen tënde ose Visin”, dhjetëra persona në përgjim mes tyre edhe efektivë policie që…

12:41 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 130d8574db538a87aced68a91b8e7ec4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeton Lami, efektiv i forcave operacionale i vënën nën akuzë për “shpërdorim detyre”, u zbulua se ndihmoi për t’iu fshehur drejtësisë të shumkërkuarit Ervis Martinaj, pas kallëzimit për zhdukjen e tij.

Pas kallëzimit të xhaxhait të tij, se kishte humbur kontaktet me nipin, në përgjim janë vënë dhjetëra persona, mes të cilëve edhe efektivë të policisë lokale e Policisë së Shtetit. Një burim i tha Vox News se Martinaj është shoqëruar dhe nga një tjetër ish-polic që mendohet se është ekzekutuar.

Sipas të njëjtit burim grupet rivale të Ervis Martinajt kanë shkuar në familjen e ish badigardit të tij dhe e kanë kërcënuar se do t’i zhdukin familjen nëse nuk ua nxjerr në pritë.

Hetuesit tregohen të rezervuar për dhënien e detajeve, pasi çështja është ende nën hetim, por sipas Fax News ka siguruar, mësohet se efektivi i operacionales u vu nën akuzë, pas përgjimeve dhe komunikimeve që ai ka pasur me persona të afërt të Martinajt.

Gjithashtu, mësohet se me urdhër të gjykatës së Kurbinit, në përgjim vijojnë të jenë dhjetëra persona të tjerë, mes të cilëve edhe oficerë policie. Hetuesit kanë dyshime se Lami nuk është personi i vetëm nga radhët e policisë që ka ndihmuar Martinajn për t’i shpëtuar autoriteteve e të lëvizë pa problem në akset nacionale edhe pse ishte në kërkim.

Ndërkohë, efektivi i operacionales Jeton Lami, u arrestua tre ditë më parë nga kolegët e tij, pasi sipas prokurorisë, dyshohet se e ka shoqëruar me makinë Ervis Martinajn në më shumë se një rast. Në dosje thuhet se më 5 gusht ai ka shoqëruar me një mjet tip “Audi” 40-vjeçarin, nga Kurbini në Durrës. Aty ai është akomoduar në një hotel, dhoma e të cilit rezulton e rezervuar në emër të efektivit të operacionales.

Sipas dosjes mëngjesin e 6 gushtit polici e ka marrë sërish Martinajn nga aty ku e kishte lënë me një tjetër automjet, të llojit “Volswagen”. Hetimet vijojnë, ku është urdhëruar sekuestrimi i dhjetëra kamera sigurie në qytetin bregdetar, për të parë destinacionin e mjetit “Volswagen”, në të cilin u pa për herë të fundit i shumëkërkuari.

Kujtojmë se mesditën e së enjtes Gjykata e Kurbinit pranoi kërkesën e prokurorisë për Lamin, duke caktuar ndaj tij masën “arrest me burg”.

Jeton Lami tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.