BRICJAPI: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për të çuar përpara projekte të reja. Nëse keni një kontratë që përfundon në maj apo në qershor, tani do të bisedoni për ta rinovuar. Mërkuri dhe Venusi janë në favorin tuaj gjatë gjysmës së parë të muajit dhe ju ndihmojnë të kaloni vështirësitë financiare.
Jo vetëm kaq, por edhe Saturni me Uranin janë në favor të shenjës suaj dhe ky është një ogur shumë i mirë. Sigurisht që paratë nuk bien nga qielli, por personat që po realizojnë një projekt, që kanë një aktivitet privat, më datë 11 kanë mundësi shumë të mira. Ditët pasuese do të sjellin energji të reja, si dhe disa suksese të vogla që i prisnit prej kohësh. Më datë 24 dhe 26, ndikimi i yjeve do të bjerë.
Asgjë për t’u shqetësuar, por bëni mirë të shmangni konfliktet apo debatet me shefat. Në fund të muajit mund të merrni një borxh apo të paguani një faturë që s’e kishit parashikuar. Në aspektin sentimental mbizotëron gjallëria. Ndiheni më të lidhur me të lindurit në shenjën e Peshqve dhe të Akrepit. Ju mund të fitoni çdo luftë, nëse nxiteni nga dashuria. Këtë muaj do të tregoheni më të vendosur sa u përket ndjenjave.
Tani vlerësoni çdo marrëdhënie me shumë qetësi dhe i jepni fund gjithçkaje që nuk ju pëlqen. Bëni mirë që në këtë periudhë t’i shmangni marrëdhëniet me persona të lidhur prej kohësh, sepse do të shtohen pasiguritë. Ata që duan t’i vënë vulën një marrëdhënieje të hershme, janë të lirë ta bëjnë.
Edhe pse jeni shumë dyshues, ky muaj do t’ju dhurojë qetësi shpirtërore. Shëndeti juaj përmirësohet, përveç javës së fundit të prillit që do të jetë disi me luhatje. Yjet do të provokojnë probleme të vogla, sidomos më datë 24. Megjithatë, në përgjithësi, fillimi i pranverës do të karakterizohet nga rimëkëmbja, edhe për personat që kanë qenë sëmurë muajin e kaluar.
UJORI: Periudha pozitive vazhdon. Për disa nga ju, ky do të jetë një vit i mbushur me eksperimente krijuese. Duhet ta dëshironi çdo ndryshim që po bëni. Nëse një person afër jush ju ka dhënë mundësinë të bini në sy, përpiquni ta shfrytëzoni sa më mirë. Është normale, se personat që rrinë mbyllur në shtëpinë nuk kanë se si të arrijnë diçka.
Do t’ju paraqiten mundësi konkrete falë kalimit të Diellit në shenjë, por edhe Marsi do të jetë shumë aktiv pas disa javësh shumë të tensionuara. Ata që kanë një projekt të ri pune, që duan të hapin një aktivitet, mund të hedhin hapat e parë duke investuar. Do të bëni një bisedë të rëndësishme rreth datës 18. Një shitje që e kishit shtyrë prej kohësh, do të realizohet më në fund, edhe pse jo me çmimin e dëshiruar.
Është e rëndësishme t’ju mbeten të ardhura për të bërë investimet që dëshironi. Të ardhura më të mira pas datës 20. Ndjenjat nuk duhen nënvlerësuar. Zemra është bërë më kërkuese, sepse ju i kushtoni shumë kohë punës suaj. Organizojini ditët në mënyrë të tillë që t’u kushtoni kohë partnerëve tuaj. Për beqarët, ditët në vijim do të jenë idealet për takime të reja. Çiftet që kanë një projekt të përbashkët pune mund të nisin gjithçka gjatë gjysmës së dytë të vitit. Do të bini në dashuri me dikë, një ndjesi që s’e kishit provuar prej kohësh.
Keni kohë që doni të keni në krah një person të qëndrueshëm, edhe pse, në fakt, ju pëlqejnë njerëzit plot fantazi dhe aventurierë. Është koha të kërkoni partnerë racionalë. Tërhiqeni nga të lindurit në shenjën e Demit, të Dashit, por dhe nga vetë Ujorët. Emocionet nuk mungojnë, si të bukurat, ashtu edhe ato negative.
Ja pse ndoshta do ta humbni toruan ndonjë ditë. Dy të dielat e para të muajit do të jenë stresuese. Do ta keni të vështirë të mos ndiheni nervozë në këtë periudhë, sidomos nëse do të mbyllni çështje që i përkasin së shkuarës dhe do të mendoni për të ardhmen entuziaste, por të pasigurt.
PESHQIT: Shumë lajme të reja gjatë gjysmës së dytë të vitit, të cilat do të shtohen në vitin 2020. Nëse disa nga ju presin një ngritje në detyrë, duhet të fillojnë që tani të hedhin hapat e parë, sepse do të duhet kohë. Është e rëndësishme të jeni në rrugën e duhur. Disa persona do të ndihen të lodhur së mbuluari punën e mangët të kolegëve të tyre. Gjithçka e ka një kufi.
Rreth datës 11, falë kombinimit të mirë të Mërkurit dhe Venusit, do të përjetoni emocione të bukura. Vazhdoni të ndiheni nervozë në lidhje me disa çështje ligjore për të cilat s’po gjeni një zgjidhje dhe që i përkasin vitit të shkuar. Ju i vini vetes një mburojë që s’mund ta largojë askush. Fitorja do të jetë juaja, edhe pse do të vonojë. Ata që kanë një aktivitet privat, do të marrin lajme të mira.
Dashuria mund të jetë epiqendra e jetës suaj këtë muaj falë Mërkurit dhe Venusit. Ditët e para të muajit do të jenë të favorizuara, sidomos për njohjet rastësore. Do të ndiheni disi të pakënaqur nga jeta në çift, por bëni kujdes të mos i lëndoni partnerët në inat e sipër. Të lindurit në shenjën e Peshqve duhet të flasin më shumë. Një keqkuptim i vogël mund të shndërrohet në një problem të madh nëse nuk flisni për të.
Lodhja e madhe në punë s’duhet të ndikojë në marrëdhënien në çift. Rreth datës 20 do të ndieni një tërheqje të madhe për një person që e njihni prej shumë pak kohësh. Datat 20 dhe 21 do të jenë më intrigueset. Nëse ju pëlqen dikush, mund ta hidhni hapin e parë në fund të muajit.
Në aspektin shëndetësor do të ndiheni shumë më mirë, edhe pse Marsi do t’ju hapë disa probleme të vogla. Pika juaj e dobët është lëkura delikate. Në fund të muajit, bëni një kontroll të përgjithshëm ose lini orar te dentisti, sepse keni vërtet nevojë. Stresi dhe kequshqyerja do të ndikojnë shumë në shëndetin tuaj.