Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Përmbytjet në Pakistan/ Qeveria shpall emergjencë kombëtare

23:50 / August 26, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
03114F3A FE2D 4094 9B8B A50A410BEEAC
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Pakistanit ka shpallur emergjencë kombëtare pasi rreth 1.000 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 milionë janë të pastrehë për shkak të përmbytjeve si rezultat i shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë kombin e Azisë Jugore.

Të paktën 937 persona kanë humbur jetën që nga mesi i qershorit, përfshi 343 fëmijë, sipas Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive, me sipërfaqe të mëdha të provincës jugperëndimore të Baloçistanit që ndodhen ende nën ujë.

Të premten, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif tha se 33 milionë njerëz ishin prekur nga përmbytjet – rreth 15% e popullsisë.

Vendi ka bërë thirrje për më shumë ndihmë ndërkombëtare dhe Sharif zhvilloi një takim me ambasadorët e huaj në Islamabad. Ai tha se humbjet e shkaktuara nga përmbytjet këtë sezon ishin të krahasueshme me ato të përmbytjeve të viteve 2010-11.

Më herët, ministrja për klimën Sherry Rehman tha se vendi po kalonte ciklin e tetë të reshjeve sezonale “ndërsa normalisht vendi ka vetëm tre deri në katër cikle shirash”.

Që nga fillimi i sezonit veror, cikle të shumta reshjesh kanë goditur Pakistanin, duke shkatërruar më shumë se 400.000 shtëpi në të gjithë vendin. Të paktën 184.000 njerëz janë zhvendosur në kampet humanitare, bëri të ditur të enjten agjencia e OKB-së për ndihmën ndaj fatkeqësive.

Pakistani jugor është goditur më së shumti nga shirat – veçanërisht rajoni i Sindh. Ministrja Rehman tha të enjten se autoritetet lokale kishin kërkuar një milion tenda për të strehuar njerëzit e zhvendosur./ REL

Pakaistan Permbyte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.