Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reagon trajneri i Kombëtares së boksit: Turp që barazojnë Florian Markun me Luiza Gegën!

10:11 / August 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
marku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy ditë më parë, Florian Marku regjistroi fitoren e 12-të në karrierë në boksin profesionist në moshën 29-vjeçare, teksa mposhti me pikë meksikanin Miguel Parra Ramirez në duelin për titullin “WBC Silver Welterweight”. Një fitore që bëri jehonë, por sigurisht ka hapur edhe shumë diskutime. A mund të quhet një arritje për boksin shqiptar suksesi i Markut?

E kush më mirë se trajneri i kombëtares shqiptare të boksit mund t’i japë përgjigje kësaj pyetje. Kështu, gazeta “Panorama Sport” ka kontaktuar me Zef Gjonin, i cili ia ka kushtuar jetën boksit, duke nxjerrë kampionë për dekada me radhë. Për trajnerin e kombëtares kuqezi, nuk ka asnjë dyshim: gjithçka është manipuluar që në fillim, me përfshirjen e politikës.

ZEF GJONI

Gjoni e quan të turpshme pritjen e qeverisë për Florian Markun, teksa shpjegon se ky boksier nuk ka bërë asgjë për të merituar diçka të tillë. Gjoni ndalet edhe te ndeshja ndaj rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez, të cilën e quan një përballje të niveleve të ulëta, ndërsa thotë se Markut iu dha fitorja pa meritë.
Madje, trajneri shprehet se për Markun nuk ka kuptim vijimi i karrierës, kur nuk mundi të tregohej superior ndaj një kundërshtari që është në vend të 262-të në Botë dhe në vend të 32-të në Meksikë për peshën e tij. Gjoni gjithashtu deklaron se Shqipëria ka boksierë më të mirë në peshën e Markut, teksa përmend medalistin botëror Alban Beqirin apo Denis Nurjen. Ndërkohë që ka edhe një ftesë për “Albanian King”…
Gjoni, cili është komenti juaj për ndeshjen e Florian Markut në Tiranë?

Të them të drejtën unë kisha dëshirë që ta ndiqja ndeshjen nga afër dhe do ta inkurajoja nëse do të kisha mundësi, si gjithë të tjerët. Por nuk kemi marrë asnjë ftesë, as unë, as Federata Shqiptare e Boksit dhe asnjë boksier shqiptar. Megjithatë e kam ndjekur me shumë dëshirë dhe me vëmendje nëpërmjet televizorit. Ishte një ndeshje e manipuluar, sepse gjithçka u përfshi në rrymat politike. Nëse më parë kishte “X” persona që e mbështesnin, po mos ta politizonte duelin, ndoshta do të kishte edhe më shumë. Nuk më pëlqen që të lidhet sporti me politikën dhe të shkojë një boksier te kryeministri e të thotë: “Unë do të marr titullin kampion bote dhe ti do të fitosh zgjedhjet”. Këto janë shfaqje të turpshme për çdo shqiptar që e kupton sadopak boksin, është fyerje e inteligjencës. Është e turpshme, pasi kryeministri duhet të ketë këshilltarë dhe specialistë për sportin…

Ju thoni që nuk e meriton pritjen nga kryeministri Rama?

Pa fituar titull dhe pa fituar asgjë, u prit nga kryeministri Edi Rama, nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, duke u barazuar me Luiza Gegën, që erdhi me medalje ari. Ndërsa Alban Beqiri, medalist në Kampionatin Botëror dhe boksier i një niveli më të lartë, nuk është pritur nga kreu i qeverisë. Mora vesh që edhe nesër (sot) do të ketë përsëri pritje nga kryeministri për Markun. Është turp për kryeministrin dhe për të gjithë ata që do ta sjellin deri aty. Mos ta përdhosin veten më tepër, as kryeministri dhe as Erion Veliaj, duke pritur një person që nuk ka arritur asgjë në sport për të merituar ceremoni të tilla. Ju mund të prisni dhe të respektoni çdo njeri, por për merita sportive duhet të shikoni se çfarë kanë arritur këta njerëz. Po barazoni një legjendë si Luiza Gega me Florian Markun, që s’ka bërë asgjë…

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026

Lamallari: Rishikojmë kriterin e moshës për pranimin në shërbimin zjarrfikës

13:49 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.