Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Spiunët e Gramshit nën survejim dhe mbrojtje maksimale brenda qelive. Mister kë takuan në Tiranë

11:01 / August 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
image 13 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mikhail Zorin rusi që sulmoi  ushtarin  e uzinës ushtarake të Gramshit po mbahet në paraburgimin e Elbasanit dhe në kushte të veçuara kontrolli nga të tjerët.

Të njëta masa janë marrë edhe dy anëtarët e tjerë të grupit të arrestuar,  ukrainasin Fedir Alpatov si dhe  për rusen Svetlana Timofeeva.

Burime tepër të besueshme të gazetës “Si” thanë se 34 vjeçarja ruse është transportuar nga autoritetet, në burgun e grave, menjëherë pasi gjykata e Elbasanit vendosi arrestimin.

Ajo mbahet nën observim të veçantë në burgun e zonës së “Ali Demit” në Tiranë tek seksioni i paraburgimit. Ky observim i veçantë ku përfshihet vëzhgim i detajuar po aplikohet edhe për Zorin dhe Aplatov, të dy të  vendosur në burgun e Elbasanit.

Por zyrtarisht nuk u komentua asnjë detaj nëse ky është një protokoll i zakonshëm, apo nga frika e ndonjë dëmtimi të mundshëm të tre të arrestarve për spiunazh dhe për goditje për shkak të detyrës.

Prokuroria e Elbasanit thotë se  ata vec dëshmisë së njërit prej tyre, posedonin pajisje që aktualisht gjenden nën ekspertim  në Tiranë.

Dëshmia konsiderohet si sekret i sigurisë kombëtare dhe për këtë arsye është urdhëruar nga kryeprokurori Kreshnik Ajazi që të ndalohet me çdo kusht publikimi i të dhënave.

Prokuroria pretendoi në gjykatë se “deri në këtë fazë të hetimit , ka rezultuar  baza e arsyeshme  se ata kanë ardhur me mission të rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës  ruse dhe me detyra të përcaktuara”.

Bazuar në rrëfimin e njërit prej tyre,  Shërbimi Inteligjent Shtetëror dhe Shërbimi Informativ Ushtarak së bashku me Antirrorin , po kontrollojnë kamerat e sigurisë në disa qytete ku tre të rinjtë kanë qenë.

“Në aparatet e tyre janë gjetur objekte të sigurisë së veçantë të ruajtura nga ligji, dhe të infrastruturës kritike”- thekson burimi i antiterrorit, që po heton me disa instucione dhe po mbledh prova për kontaktet e dy rusëve dhe ukrainasit në Shqipëri.

image 15 1

“Është e sigurtë që ata kanë kontakte në Tiranë me të cilët janë takuar të veçuar , ndërkohë që kemi vërejtur se rusët dhe ukrainasi që shtireshin si blogerë, ishin të pajisur me numra telefonikë shqiptarë dhe jo të vendit të tyre”- deklaron antiterrori.

Hetimi nuk ka konkluduar ende, dhe po përiqet të faktojnë qëllimin e vizitës së tre të rinjve në Shqipëri, dy prej të cilëve janë studentë dhe e treta, një 34 vjeçare e njohur në rrjetet sociale si Lana Sator .

Automjeti luksoz Chevrolet , me targa AXx 6200 IP  së bashku me dronët, paratë, pajisjen e vëzhgimit për natën, fishekët dhe kartat sim janë të bllokuara dhe po kqyren me urdhër të prokurorisë .

640 0 1661411049xrusipng 817 1

Burimet i thanë se avokatët e tyre, midis tyre dy të caktuar nga shteti dhe Saimir Vishaj i zgjedhur nga i dyshuari Fedir Alpatov nuk kanë dorëzuar ende në gjykatën e Apelit Durrës kërkesën për ndryshimin e masës së sigurimit nga arrest me burg në një më të lehtë , që siç u pretendua në shkallën e parë ishte ajo e detyrimit me paraqitje.

“Autoritetet nuk kanë vendosur ende nëse të dyshuarit që ka folur a do t’i japin apo jo statusin e të mbrojturit, teksa secili prej tyre në burgje po ruhet nën siguri maksimale.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026

Rama me dy objektiva për teknologjinë: 1 mld € eksporte brenda dekadës dhe më pak varësi nga tenderat

14:30 / September 8, 2026

“Aplikimet në e-Albania rriten me 40 përqind”/ Rama: Programi i AI i detyruar për administratën

14:27 / September 8, 2026

Zhvillimi i teknologjisë përmes “AI”/ Rama: Po përgatitemi për një program kombëtar, rritje pagash domethënëse në këtë sektor

14:24 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.