Mediat greke kanë publikuar video nga ekstradimi i një 36-vjeçari shqiptar, i quajtuar Ledjon Brakaj që akuzohet për vrasje të dyfishtë gjatë një grabitjeje në vitin 2015 në Aegina. Sipas policisë, kur hyri për të grabitur shtëpinë, ai fillimisht goditi me grusht një grua që ishte brenda dhe më pas nipin e saj. Pastaj, i mbuloi me rroba dhe i dogji të gjallë. Ai u kap në 19 gusht në Maltë pas një urdhër arresti ndërkombëtar dhe me procedura të përshpejtuara u dërgua në Greqi ku edhe do të përballet me akuzat. Brakaj akuzohet se e ka kryer këtë krim kur ishte 29 vjeç dhe më pas u largua nga Greqia për t’u fshehur në shtete të tjera. “Shumë njerëz thoshin se edhe një daja i djalit që vdiq kishte fshehur para dhe ia kishte lënë të gjitha Lambros që ishte shumë i urtë si njeri”, tha një tjetër i njohur i familjes.
Postime te ngjashme
Add A Comment
