Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Paqe” mes Serbisë dhe Kosovës, orët e fundit të marrëveshjes

08:27 / August 28, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vucic kurti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se reciprociteti duhet të jetë përbrenda çdo zgjidhjeje normalizuese me Serbinë, teksa foli për marrëveshjen e arritur me Beogradin sa i takon dokumenteve identifikuese. Sipas kreut të ekzekutivit kosovar, marrëveshja për dokumentet për hyrje-dalje, do të mundësojë që qytetarët e Kosovës dhe ata të Serbisë të mund të kalojnë “pa pengesa” pikëkalimet kufitare midis dy shteteve.

“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë”, shkroi Kurti në Facebook.

Po ashtu Kurti falënderoi zyrtarët e BE-së, Borrell e Lajçak, por edhe emisarin amerikan, Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier për angazhimin dhe kontributin e dhënë për arritjen e kësaj marrëveshjeje.

Bashkimi Evropian njoftoi më herët gjatë 27 gushtit se palët janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje dhe se qytetarët e Kosovës dhe Serbisë do të mund të lëvizin me dokumentet e identifikimit të lëshuara nga shtetet e tyre përkatëse.

Nga Serbia kanë deklaruar se kjo marrëveshje nuk nënkupton njohjen e pavarësisë së Kosovës, teksa drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se marrëveshje ruan “praninë e shtetit të Serbisë në Kosovë”.

Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, ai për dokumente dhe targa serbe, nxitën pakënaqësinë e serbëve lokalë, që kulmuan me vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht.

Pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u pajtua që të shtyjë zbatimin e vendimeve për 1 shtator. Zyrtarët e BE-së dhe ata të Shteteve të Bashkuara u angazhuan që të bindin palët që të arrijnë marrëveshje, me qëllim të shmangies së tensioneve.

Serbia që 11 vjet kur u nënshkruan Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, ka lëshuar dokumente për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Kosovës me të hyrë në territorin e saj. Këtë masë, Kosova e ka aplikuar për disa orë më 1 gusht, por u tërhoq nga lëshimi i dokumenteve të tilla pasi u hoqën barrikadat.

Edhe më herët, Kurti ka deklaruar se ishte në favor të heqjes dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje, nëse Serbia do të vepronte njësojë. Vendimi për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, e që qarkullojnë në Kosovë, pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator, pasi palët nuk kanë arritur ndonjë kompromis për këtë temë.

Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh. /REL/

Kosovo Serbia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.