Një aksident ka ndodhur pasditen e së dielës në aksin Elbasan – Librazhd në afërsi të fshatit Mirakë.
Edhe pse përplasja ishte e fortë, nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale pasi dy makinat janë shkatërruar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po sqaron rrethanat e aksidentit.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë.
