Një ngjarje me një protagonist shqiptar ka ndodhur në shtetin greke.
Mediat raportojnë se një trafikant i mitur shqiptar, i shoqëruar nga dy bashkëpunëtorë të tjerë nuk i është bindur policisë greke në kufirin greko-shqiptar në Kostur duke përplasur dy automjete të policisë e rrezikuar jetën e efektivëve.
Forca te shumta e kanë rrethuar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin. Ne drejtim është gjetur shtetasi shqiptar i mitur dhe pasagjere dy shqiptare, një grua 41-vjeçare dhe një mashkull 49-vjeç. Ky i fundit rezulton person ne kërkim ne Greqi nga Prokuroria e Pitrës dhe ajo e Athinës.
Gjate kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 21 pako me 31 kg marijuani.
