Serbia ka anuluar me vendim të qeverisë, mbajtjen e pardës së Krenarisë nga komuniteti LGBTI. Në lidhje me këtë vendim, Bashkimi Europian ka shprehur keqardhje.
“EuroPride për vite me radhë ka avokuar për të drejta të barabarta për qytetarët LGBTIQ në mbarë Evropën, duke u dhënë zë atyre që shpesh janë të diskriminuar për shkak të orientimit të tyre seksual. Këto janë të drejta themelore për BE-në dhe ne presim që edhe partnerët tanë të ngushtë t’i respektojnë ato”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e bllokut evropian, Ana Pisonero.
BE-ja, tha ajo do të mirëpres sqarime shtesë nga autoritetet në Serbi, lidhur me vendimin e tyre që të anulojnë mbajtjen e EuroPride, që ishte paraparë të zhvillohej në shtator.
