Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Klubi i oligarkëve të naftës dhe misioni i tij

13:17 / August 29, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga: Jorida Tabaku

Kjo çmenduri me çmimet e larta të naftës që përcaktohen nga Klubi Oligarkëve të shndërruar në bord është një luftë e hapur që i bëhet Tregut të Lirë dhe logjikës së lirisë. Alibitë që kemi dëgjuar se gjoja Klubi Oligarkëve të Naftës bashkë me qeverinë po mbrojnë konsumatorët nga çmimet e larta ngjajnë si një eksperiment ku Klubi po përgatitet të mbajë tanimë çmimet mbi 200 lekë për litër. Ironikisht Klubi Oligarkëve që do mbronte shqiptarët nga abuzimi nuk e ka zbritur thuajse asnjëherë çmimin poshtë 200 lekë/litër ndërkohë që fitimet i ka rritur. Një koordinim perfekt me qeverinë që ka pjesën e saj në çmimet e kripura dhe të hidhura të naftës.

A ka shkuar qeveria të negociojë me Klubin e Oligarkëve për çmimin e naftës në pompën e benzinës kur çmimi ka rënë në çmime poshtë 100$/barrelë? Asnjëherë! Përkundrazi ministra dhe zv kryeministra janë angazhuar në mbrojtjen publike të Klubit ndërsa shqiptarët e paguajnë sa “frëngu pulën” një litër naftë. Efektet në ekonomi gjithnjë e më të dukshme. Produktet e qumështit, mishit, vajrat, orizi të gjitha në rritje si pasojë e kësaj sjellje të pandershme dhe anti-kapitaliste.

Në Gjermani mund të udhëtoje për 3 muaj të verës me një çmim prej 9 euro kryq e tërthor me transport publik. Në Shqipërinë e socializmit dhe Klubit të Oligarkisë paguan 220 lekë për litër çmimin e naftës, më i shtrenjti në rajon. Asnjë subvencion nga qeveria që merr 60% të çmimit taksa. Shqiptarët paguajnë taksa si vendet e OECD dhe marrin shërbimet si vende të botës së tretë!

Kështu nafta është shembulli më i mirë se si gërshetohet sistemi ekonomik dhe politik që ka instaluar Rama në këto 8 vite; Së pari taksat e larta që aplikohen mbi çmimin e naftës fundor.
Së dyti, kapja e tregut nga Klubi Oligarkëve të Naftës që tanimë përcaktojnë dhe çmimet.
Tani, me ç’duket, çmimi do mbetet i lartë edhe kur lufta të mbarojë. Arsyeja e ekzistencës së Klubit të Oligarkëve të kthyer në Bord çmimesh është pikërisht ajo e vendosjes së kufirit të ri të çmimit, mbi 200 lekë/litër.

Justifikimet dihet që do jenë qesharake por do të propagandohen nga ortakët e këtyre oligarkëve që sot qeverisin. Kush do qe zgjidhje?

Së pari, shkrirja e këtij Klubi Oligarkësh të kthyer në Bord. Tregu i Lirë e shpëton konsumatorin dhe spekulimin jo klubi oligarkëve. Heqja e Bordit do ndihmonte tregun dhe konsumatorin.

Së dyti, heqja apo ulja e taksës së qarkullimit dhe taksave të tjera që do të ulte automatikisht çmimin e naftës në pikat e benzinës. 60% e çmimit të naftës sot janë taksa dhe tarifa të padobishme që i merren konsumatorit.

Së treti, subvencione reale tek konsumatorët dhe hetim i plotë i tregut të shitjes së naftës.
Këto tre hapa mund t’i kryejë një qeveri e përgjegjshme që nuk ndan aksionet dhe fitimet e përfitimet me Klubin e Oligarkëve.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët kundër “modelit grabitqar”, zemërimi ndaj pushtetit s’mund të shpërfillet më

16:59 / September 1, 2026

Jo çdo shkelje e kuadrit ligjor është vepër penale

14:19 / August 30, 2026

Edhe të lë prift, edhe të rruan mjekrën

21:22 / August 29, 2026

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

10:48 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.