Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuredin Dumani nxjerr emrin e ish-zyrtarit të shtetit: Në shtëpinë e tij fshehëm makinën që përdorëm në vrasje

14:17 / August 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dumani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-drejtuesi i komunës Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, pasi emri i tij ka dalë në dëshmitë që ka dhënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, raporton Oranews.

Sipas dëshmive që ka dhënë për hetuesit serial-killeri, ka të dhëna domethënëse se shtëpia e ish zyrtarit, ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura, që përdoreshin për vrasje nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit.

Në skenë ka dalë me rrëfimet e Dumanit, edhe vëllai i ish-kryetarit të Komunës Karinë.

Sipas të penduarit të drejtësisë, i vëllai i ish zyrtarit, raporton Oranews, në vrasjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, në “Bishti i Zhurit” Rrogozhinë.

Mësohet se ish-kryetari i Komunës dhe vëllai i tij, përmenden në dy momente nga Nuredin Dumani. Atë të vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë.

Ai pohon se automjeti “Passat”, ka qëndruar 3 ditë në këtë garazh dhe më pas, është çuar drejt zonës së Metalurgjikut, në magazinat e Arben Lazes, në Elbasan

“…drejtues në mjetin “Passat” ka qënë Eljo Bitri dhe e kemi çuar në fshatin Karinë. Makinën e kemi futur garazhin e një vilë 3 katëshe, e cila ishte e një shtetasi me mbiemrin Juba, që me sa di ka qënë kryetar Komune. Pas rreth 3 ditësh qëndrim në këtë garazh, më ka telefonuar Eljo Bitri, duke më thënë që të merrja makinën “Passat” dhe të çoja tek magazina e shtetasit Arben Laze në Metalurgjik, Fushë-Mbret…”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon për herë të parë babai i Edi Kuçit / “E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen”

13:26 / September 7, 2026

Transportonin emigrantë të paligjshëm në Shqipëri, arrestohen dy persona në Elbasan

13:20 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026

Zjarret në vend/ 14 vatra ende aktive, luftë nga toka dhe ajri për shuarjen e flakëve

11:38 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.