Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika.
