Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ligji kundër spiunëve/ Të premten nis diskutimi i 4 ligjeve të reja edhe për komunistët

20:30 / August 29, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RamaMetaBerisha 16 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica socialiste avancon përpjekjen për t’i çuar parlamentit amendimet e disa ligjeve, që synojnë ndalimin dhe ndërprerjen e mandatit atyre zyrtarëve nëse u faktohet se kanë dosje bashkëpunimi me ish sigurimin e shtetit.

Top Channel mëson se të premten ora 11:00 kryetarja kuvendit Lindita Nikolla do të mbledhë konferencën e kryetarëve.

Në agjendën dërguar pjesëmarrësve në konferencën e kryetarëve, është përcaktuar për diskutim amendimi ligjit për dekriminalizimin, ai për partitë politike si dhe dy projektligje propozuar nga autoriteteti dosje.
Të premten do të diskutohen për të kaluar fillimisht për diskutim në komisionet parlamentare edhe projekt ligji i depozituar nga fraksioni Alibeaj në PD që synon dekomunistizimit.

Do të jetë konferenca e kryetarëve që do të vendosë për kalimin ose jo në komisionet parlamentare të këtyre mendimeve.

Debati 30-vjeçar për dosjet e ish sigurimit u riaktivizua, javët e fundit të Korrikut pasi Autoriteti Dosjeve i dërgoi një shkresë Kuvendit ku thuhej se një politikan i rëndësishëm me inicialet I.M ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit.

Aludimet dhe debatet u përqendruan tek ish presidenti Ilir Meta, i cili në mënyrë të vazhdueshme e mohon të ketë bashkëpunuar me ish sigurimin.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026

Protesta në Tiranë/ Policia: Në 7 ditë, 271 të arrestuar/ Mes tyre 51 persona me precedentë penalë

13:59 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.