“MTV Video Music Awards”, vijon të prodhojë lajme. Përveç paraqitjes “të çuditshme” të Johnny Depp me kostum astronauti dhe kërcimit seksi të Nicki Minaj, ajo që mori më shumë vëmendjen ishte kur këngëtarja braziliane Anitta doli në skenë.
Këngëtarja njihet për performancat e saj sensuale dhe provokuese, dhe të njëjtën gjë bëri edhe në MTV. Ajo i dha publikut një interpretim unik të hitit të saj “Envolver”.
E veshur me një body të kuqe transparente, këngëtarja e nisi me një kërcim sensual dhe sigurisht në performancën e saj nuk mungoi as ajo që e bëri të famshme, e cila është twerk.
