Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Pasaportat e arta” nga qeveria Rama, Komisioni Europian: Do i hapi dyert për krimin e organizuar

08:48 / August 30, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero-Hernandez, flet për mbi rreziqet potenciale të zbatimit të projektit të qeverisë së Tiranës për dhënien e shtetësisë të huajve që mund të investojnë në Shqipëri. Sipas saj, kjo lehtësi me pasaportat do ti hapi dyert për krimin e organizuar. “Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta”,-thotë në një intervistë për “DW”.

DW: Cilat janë dispozitat e legjislacionit të BE, me të cilat bie ndesh projekti i qeverisë së Tiranës, për dhënien e shtetësisë shqiptare të huajve, që mund të investojnë në Shqipëri, pra dhënien e të ashtuquajturave, ”pasaporta të arta”?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja respekton të drejtën e vendeve sovrane për të vendosur mbi mënyrën e dhënies së shtetësisë. Në të njëjtën kohë, konteksti aktual i agresionit rus kundër Ukrainës, nxjerr më tej në pah, rreziqet që paraqesin skemat e shtetësisë për investitorët e huaj dhe nevojën e hapave të menjëhershme. Këto janë programe që ofrojnë shtetësinë në këmbim të një pagese ose investimi të paracaktuar dhe pa një lidhje reale me vendin në fjalë.

DW: Znj. Pisoreno-Hermandez, sapo përmendët rreziqet, por cilat janë ato nëse ky projekt megjithë paralajmërimet e KE, do të ecë drejt zbatimit?

Ana Pisonero-Hernandez: Rreziqet përfshijnë infiltrimin e krimit të organizuar, pastrimin e parave, evazionin fiskal dhe korrupsionin nëpërmjet aplikantëve të mundshëm nga vendet e treta. Komisioni i konsideron këto skema në shkelje të ligjit të BE-së dhe ka nisur në vitin 2020 procedurat kundër shteteve anëtare që e kanë shkelur këtë ligj. Për shkak të perspektivës së shtetësisë së ardhshme të BE-së, kombësia e vendeve kandidate mund të bëhet gjithnjë e më tërheqëse për investitorët.

DW: BE hapi zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë në korrik të këtij viti, pikërisht me rishikimin analitik të legjislacionit shqiptar, me synimin / kërkesën shumëvjeꞔare që legjislacioni kombëtar të jetë në përputhje me atë të BE-së. Sipas strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, procesi i anëtarësimit është i kthyeshëm nëse nuk ka progres në përmbushjen e kërkesave të këtij procesi. A përbën konflikti i këtij projekti me ligjin e BE një mundësi të tillë?

Ana Pisonero-Hernandez: BE-ja po monitoron, në kuadrin e procesit të anëtarësimit në BE, çdo plan nga vendet kandidate për të futur skemat e shtetësisë. Aktualisht jemi duke përgatitur raportet e ardhshme vjetore të paketës së zgjerimit, që pritet të prezantohen në tetor.

DW: Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen këtë javë, të mërkurën, më 31 gusht në Pragë për të diskutuar arrestimin nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëvë në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan. Të dyja këto incidente tregojnë që paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, janë reale,të bazuara. Cilat janë pritshmëritë e BE-së nga ky takim? A do të jetë pjesë e agjendës së këtij takimi çështja e “Pasaportave të Artë” nga Shqipëria?

Ana Pisonero-Hernandez: Po ndjekim njoftimet për incidentin në objektin ushtarak në Gramsh. Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë. /DW/

Ana Pisonero-Hernandez
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.