Mëngjesin e kësaj të marte është bombarduar qyteti, dhe zona përreth centralit bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë. Pala ukrainase dhe ajo ruse vazhdimisht akuzojnë njëra-tjetrën për këto sulme, ndërsa imazhet satelitore të Maxar Technologies e dëshmojnë se raketat kishin goditur objektin e centralit më të madh bërthamor në Evropë.


