Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke kushtëzuar kthjellime në të gjithë vendin.
Pritet të ketë kalime vranësirash të shpeshta në zonat jugore-juglindore por pa rrezikuar reshje gjatë paradites.
Ndërsa pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në zonat jugore, duke rrezikuar shira të pakët dhe të izoluar.
Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 5 në 25 gradë Celcius.
