Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Flet ish e dashura e “bosit” turk të kriptomonedhave: Ishte djalë i mirë, nuk e prisja nga ai 

14:05 / August 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
13283873
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestimi i Faruk Fatih Ozer në Shqipëri, mashtruesit turk me anë të investimeve në kriptovaluta, ka zbuluar një histori që mediat turke e quajnë si “bombë” për autoritetet vendase.

Sipas mediave të huaja, ai ka mashtruar mbi 391 mijë qytetarë duke i bindur ata të investonin në kompaninë e tij e më pas duke i vjedhur të gjitha paratë.

Sëbashku me të, në Turqi janë arrestuar dhe 20 persona të tjerë të përfshirë në mashtrimin e Ozer, për të cilën prokuroria ka kërkuar dënimin me mbi 40 mijë vite burg në total.

Lidhur me arrestimin e Ozer, ka reaguar dhe ish e dashura e tij, Eslem Sena Nur. Në një prononcim për median turke Haber Turk, ajo është shprehur se Faruk Ozer ka qenë një djalë shumë i mirë dhe se nuk e priste një gjë të tillë nga ai.

“Ai ishte një djalë shumë i mirë, nuk e prisja këtë gjë prej tij. Ozer jetonte me familjen e tij në qytetin e Beykoz. Mua nuk më ka thënë asnjëherë asgjë për paratë e kriptomonedhave. Mbaj mend që më ka thënë se ka pasur një kompani jashtë shtetit, në Singapor. Ai ishte fëmijë e një familjeje të pasur. Ne u ndamë për shkak të xhelozisë” – mësohet të ketë thënë ish e dashura e Ozer.

Gjithashtu mediat turke raportojnë se i riu përdorte shumë identitete kur komunikonte me klientët si Burcu Esmersoy, Eda Ece, Ebru Şallı, Gökçe Bahadır, Mine Tugay dhe Özge Ulusoy.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.