Gjykata e Apelit në Shkodër ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për kryekomisarin Saimir Rustemi duke hedhur poshtë akuzat e pretenduara për shpërdorim detyre.
Vendimi nga Apeli u dha ditën e sotme ku gjatë masës së sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë një grup qytetarësh shkodran protestuan sërish kundër arrestimit të kryekomisarit.
Pak kohë më parë, Rustemi si asnjëherë tjetër ngriti në këmbë qytetarinë shkodrane të cilët i dolën në mbrojtje duke organizuar një sërë protestash kundër akuzave të ngritura.
Me pankarta në duar dhe me superlativa për të, ata kërkuan lirimin duke u shprehur se ishte ndër të paktë funksionarë që i përgjigjej shqetësimeve të tyre në përpjekje për të mbrojtur rendin dhe sigurinë.
