Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentin e vrasjes së një 22-vjeçari në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pamjet u kapën nga kamerat e sigurisë.
James Rayl u qëllua për vdekje me armë zjarri nga babai i ish-të dashurës së tij, teksa ai po tentonte të hynte me forcë brenda banesës së familjes
Ngjarja ka ndodhur më 31 korrik, ndërsa pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë janë bërë publike së fundmi.
Në një moment, babai i ish-të dashurës së tij, Mitch Duckro, dëgjohet teksa e paralajmëron Rayl se është i armatosur, por ai nuk bindet dhe vijon përpjekjen për të shkelmuar derën e përparme.