Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ngjarja e 11-vjeçares në Kosovë, reagon ministrja Kushi: Askush të mos qëndrojë indiferent

18:46 / August 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evis kushi kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka reaguar për ngjarjes e rëndë në Kosovë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.

Në mesazhin e saj në rrjete sociale, Kushi bën një apel të fortë për një lëvizje të madhe shoqërore, ku askush të mos qëndrojë indiferent dhe gjithsecili të japë kontribut.

Mesazhi i plotë

Një ngjarje për të cilën duhet të mbajë përgjegjësi dhe të reflektojë e gjithë shoqëria.

Akti i rëndë me 11-vjeçaren në Kosovë ka tronditur thellë secilin prej nesh, por edhe themelet dhe vlerat e shoqërisë. Edhe pse në reagimin e menjëhershëm të gjithë kërkojmë dënimin e merituar për fajtorët, kaq nuk mjafton. Është po kaq emergjente edhe identifikimi i shkaqeve dhe fajtorëve të tjerë, përtej dhunuesve të dukshëm, mes të cilëve edhe të mitur ndoshta të pavetëdijshëm për makabritetin e krimit që kryejnë.

Zgjidhja nuk është vetëm dënimi i fajtorëve, por parandalimi dhe edukimi i një shoqërie të tërë. Informacioni i plotë për rreziqet që u kanosen fëmijëve dhe edukimi që në moshë të hershme kundër dhunës së çdo forme, respekti për njëri-tjetrin, për shokun, për shoqen, por veçanërisht për të miturit duhet të jetë prioritet absolut në shkollë, familje dhe shoqëri.

Ky është apel për një lëvizje shumë të madhe shoqërore, ku askush nuk duhet të qëndrojë indiferent dhe gjithsecili mund dhe duhet të japë kontribut.

Jeta, shëndeti, mirëqenia dhe siguria e fëmijëve janë prioriteti absolut i çdo shoqërie!

11 vjece Kosove Kushi perdhunim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.