Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

“S’kemi çfarë duam në Perëndim”, Ministri rus: Të kthejmë kokën nga Lindja

20:56 / August 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusët po shohin gjithnjë e më shumë që të ndërtojnë një politikë aziatike me partnerët në këtë kontinent. Lufta në Ukrainë e ka bllokuar me Perëndimin, teksa ishte vetë ministri rus Chekunkov që do të apelonte se pas tre shekujsh me Perëndimin ka ardhur koha të shkojmë në Lindje.

Arktiku është pika e nxehtë sot mes Amerikës dhe Rusisë. Do të ishte vetë shefi i NATO-s që do të fliste për këtë rajon që është kthyer në nyje nevralgjike mes dy superfuqive, për shkak të pozicionit gjeografik dhe burimeve të shumta natyrore që ka.

Ministri rus për Arktikun ka thënë këtë javë në Rusi se ka ardhur koha që të braktiset Perëndimi dhe të shkohet drejt Azisë. Chekunkov shkruan se pas ‘tre shekujsh orientimi perëndimor’, ka ardhur koha për një shkëmbim partnerësh dhe të hidhen sytë në Azi.

Kjo lëvizje e rusëve nuk është një rrufe në qiell të hapur, por ata kanë kohë që e përgatisin veten për të shkuar në një tandem fuqie me Kinën. Pas luftës në Ukrainë, analistët e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se Kina dhe Rusia kanë intensifikuar marrëdheniet diplomatike dhe ekonomike me njëra-tjetrën.

Edhe vende të ndryshme në Perëndim, si Gjermania apo Amerika, kanë folur për një ndryshim të gjeopolitikës globale, ku tandem Rusi-Kinë kanë një politikë të vetën për të ndikuar në rendin aktual botëror.

Ministri rus pranon se ka probleme me ekonominë për shkak të sanksioneve të forta Perëndimore, por ai e sheh Arktikun si një mundësi të artë shfrytëzimi për burimet e stërmëdha natyrore që ka.

Ndërsa bota pritet të marrë masa për ngrohjen globale dhe të kufizojë gazet serë në hapësirë, ngjan se beteja për Arktikun e akullt do të nxehet shumë në vitet në vijim.

Lindja marredheniet ministri rus
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.