Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pasaporta diplomatike shqiptare në pikëpyetje? Cakaj paralajmëron masa serioze

10:47 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gent cakaj konference
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në një dalje të posaçme për mediat tha se do të merren masa serioze për fuqizimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike.

Gjatë fjalës së tij ai tha se pasaporta jonë diplomatike është vënë shpesh në pikëpyetje për shkak të kritereve se si është lëshuar deri tani. Dhe për këtë sipas tij, është ngritur një grup pune.

“Duhet të marri masa serioze dhe në fuqzimin e dinjitetit të pasaportës diplomatike shqiptare që është vënë në pikëpyetje nga shumë vende për shkak të kritereve se si është lëshuar deri tani. Për shkak të një sërë aspekteve teknike, që do i trajtoj me grupin e punës, unë po kufizohem në këtë komunikim. Ju komunikoj faktin që jemi në proces reformimi dhe të pasaportës diplomatike dhe shumë shpejt do tu komunikoj rezultatet e kësaj iniciative”, tha Cakaj.

Cakaj informoi gjithashtu se 38 konsuj nderi në Shqipëri lëvizin me targa CD, trup diplomatik, në kundërshtim me ligjin e për këtë është kërkuar dorëzimi i kësaj targe.

“Ju informoj se kam vendosur për marrjen e një mase tjetër të domosdoshme. Ka ardhur koha që të zhbëjmë një praktikë, sa origjinal dhe në absurditetin e vet, aq në mospërputhje me ligjet ekzistuese në Shqipëri dhe praktikat ndërkombëtare në përgjithësi. Bëhet fjalë në përgjithësi për qytetarë shqiptarë, që ne jemi të nderuar ti kemi si konsuj nderi këtu, biznesmen të njohur, afarist të ndryshëm, pronarë mediash, analistë politikë, që janë ngarkuar në Shqipëri si konsuj nderi nga vendet e ndryshme dhe qarkullojnë me privilegje të ambasadorëve… Në shkelje të ligjit janë plot 38 konsuj nderi të pajisur me targa CD, të cilat i kemi mes nesh dhe hyjnë e dalin nga kufijtë e këtij vendi, jo si qytetar të thjeshtë shqiptar, as si shumica e zyrtarëve qeveritarë, po si përfaqësuesit më të lartë diplomatik ndërkombëtar. Ky privilegj special, krejt unikal në Europë është i pajustifikueshëm. Prandaj ai duhet të marr fund”, tha më tej Cakaj.

cakaj diplomatike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.