Akulli në Groenlandë po shkrin më ritme të paprecedent dhe në të një ardhme të afërt, sipas përllogaritjeve të tyre, kjo mund të bëjë që niveli global i deteve të rritet me gati 30 centimetra.
Studimi i publikuar në revistën Journal Nature Climate Change, tregon se 3.3 për qind e hapësirave të mbuluara me akull në Grenlandë do të shkrihen dhe kjo është e barazvlefshme me 110 trilionë metër kub akull.
Shkrirjen, shkencëtarët e konsiderojnë të pashmangshme edhe nëse bota do të niste menjëherë ndalimin e emetimeve të gazeve shkaktare të efektit serë, që po ngrohin planetin.
Sipas hulumtimit, humbja totale e akullit nga pllaka e akullt e Grenlandës, do të shkaktojë rritjen e nivelit të deteve me të paktën 25 centimetra, pavarësisht skenarëve të mundshëm të ngrohjes globale.
