Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kush është nëndrejtori i ri i SHISH

17:22 / August 31, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Oljan Kanushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi këtë të mërkurë se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi.

Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Po kush është Olian Kanushi? Më poshtë po ju sjellim profilin tij:

Z. Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professionale e nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave.

Z.Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuadër të Horizon 2020.

Mes detyrave të ushtruara, Z. Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë.

Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar.

Z.Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Washington.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, një person gjendet i vrarë brenda një makine te “Vasil Shanto”

21:49 / October 20, 2026

Protestat në vendet e BE dhe Shqipëri, reagon shefi i OKB për të Drejtat e Njeriut: Dënoj dhunën, të ulen tensionet. Dialog mes palëve

21:29 / October 20, 2026

Rama të enjten në Mal të Zi për Samitin e Berlinit, në takim edhe kancelari Merz

19:50 / October 20, 2026

Shpërthime në shesh, protestuesit hedhin fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të policisë

19:27 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.