Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Jashtë ligjit partitë e “spiunëve”/ Socialistët përgatisin ndryshimet ligjore në ligjin për partitë politike

20:11 / August 31, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2022 08 29 at 19.49.28
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahas ndryshimeve në ligjin e dekriminalizimit, me qëllim pastrimin e politikës nga bashkëpunëtorët e ish sigurimit të shtetit, ndryshon edhe ligji për partitë politike.

Kryetarët aktual të partive politike dhe ata që do ti pasojnë në të ardhmen, nëse nuk kalojnë filtrin e dekriminalizimit për pastërtinë e figurës në aspektin ligjor dhe atë të bashkëpunimit me ish sigurimin e shtetit, u ndërpritet drejtimi një force politike. Moszbatimi ligjit çon deri në shpërbërjen e forcës politike.

Ky është thelbi ndryshimit të Ligjit për Partitë Politike në Shqipëri që vjen si një tjetër iniciativë ligjore e Partisë Socialiste.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ka siguruar draftin me këto ndryshime që do ti paraqitet të premten për diskutim konferencës së kryetarëve.

Nenit 1 të ligjit aktual i shtohet edhe një pikë tjetër ku sanksionohet ndalimi ushtrimit të detyrës të një kryetari kur vërtetohet se është zgjedhur në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit.

Ndryshon edhe neni 9 duke vendosur kushte të reja për regjistrimin e një partie politike.

“Përpara regjistrimit, organet themeluese i kërkojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve verifikimin nëse kryetari i zgjedhur i partisë përfshihet në ndalimet e parashikuara nga ligji nr.138/2015. Vërtetimi negativ i lëshuar nga KQZ-ja është pjesë e dokumenteve për regjistrimin e partisë.”

Neni 26 parashikon se Në rastet kur KQZ-ja vërteton se kryetari i një partie politike ndodhet në kushtet e ndalimit sipas ligjit të dekriminalizimit

i kërkon partisë politike shkarkimin e kryetarit dhe zgjedhjen e një kryetari të ri brenda 2 muajve nga konstatimi.

“Në rast se me kalimin e afatit dy mujor, partia politike nuk ka zbatuar procedurat statutore për zëvendësimin e kryetarit, ose, sipas rastit, nuk ka zgjedhur kryetarin e ri, atëherë KQZ-ja vendos ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së partisë politike. Vendimi i KQZ-së regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kërkesa paraqitet nga KQZ-ja në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjykata vendos për pranimin e kërkesës, shpërndan partinë politike dhe e çregjistron atë në përputhje me shkronjën “d” të nenit 26 të këtij ligji.”

Për zbatimin e këtyre ndryshimeve është vendosur edhe një dispozitë kalimtare.

“Organet përfaqësuese të partive politike që janë të regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij i paraqesin kërkesë KQZ-së për vërtetimin e kushteve ndaluese për kryetarin e partisë në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit për dekriminalizimin. Me kalimin e afatit prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, KQZ-ja vendos ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe paraqet kërkesën në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë.”

Kjo kërkesë e KQZ shqyrtohet nga Gjykata e cila merr vendim brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Administrata e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nis bojkotin, bllokon shërbimet

11:00 / September 8, 2026

Grabitje në muzeun e Renoir në Francë, vidhen katër vepra arti me vlerë 9 milionë euro

10:18 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026

Ndryshimet në qeveri/ Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës dhe emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

09:28 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.